Selimi: Edhe vizat kushtëzohen me pranimin e planit franko-gjerman

03 shkurt 2023 | 15:37

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se mospranimi i planit të Bashkimit Evropian (BE), i njohur si franko-gjerman, nga ana e Kosovës do të thotë kushtëzim për proceset integruese, madje edhe liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet me po këtë plan.

Selimi ka thënë pranimi i këtij plani do të thotë se Serbia i njeh pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës.

“E padrejtë apo jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës, madje edhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe ShBA-së. Kjo marrëveshje do të thotë se Serbia do të njohë pasaportat, simbolet, kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, kjo do të thotë se Kosova krijon një asociacion”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Dje kryeministri Albin Kurti ka shpalosur gjashtë kushtet e hartuara “për ata që kërkojnë Asociacion”. Në mesin e këtyre pikave ishte edhe zbatimi i këtij mekanizmi pas dy shtetet fqinje ta njohin njëra-tjetrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar…