Lista e trajnerëve përfitues të bursave të KOK-ut

03 shkurt 2023 | 15:35

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar listën e bursave olimpike për trajnerë, të cilët do të përfitojnë bursa mujore gjatë vitit 2023.

KOK-u për herë të parë ka vendosur të mbështesë direkt edhe trajnerët, të cilët janë personat kryesorë në arritjen e rezultateve kulminante të sportistëve.

Përzgjedhja është bazuar në medaljet e deritashme të fituara në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare. Të gjithë trajnerët janë duke ndjekur normën olimpike Paris 2024 me garuesit e tyre.

Lista përbëhet nga gjashtë trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku (xhudo), Marjolla Sallauka e Besim Brahimi (boks) dhe Shaban Ramadani (atletikë). Mbështetja totale për një vit për të gjithë trajnerët është 28 mijë euro.

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar…