Lushtaku ia thotë Sveçlës në sy: Shpresa jonë ishte që të jepni dorëheqje

02 dhjetor 2022 | 11:47

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë bie edhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Deputeti Lushtaku sot në komisionin parlamentar ku është shqyrtuar Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Pagat, ku ka marrë pjesë ministri Xhelal Sveçla, ia ka thënë në sy se kanë shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.

“Shpresa jonë ishte që ju ministër Sveçla të jepni dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka akuzuar Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla i është kundërpërgjigjur Lushtakut duke i thënë nuk është e drejtë me keqpërdorë sot tragjedinë familjare e shoqërore në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant…