Lushtaku kritikon VV-në për miratimin e Buxhetit: Me fytyra të lumtura përsëri kundër interesit të qytetarëve

17 nëntor 2023 | 00:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, vendimin e marrë nga shumica parlamentare, për miratimin e buxhetit për vitin 2024 e ka quajtur si një planifikim që nuk reflekton interesat e qytetarëve.

Deputeti i PDK-së, në një deklaratë të tij në Facebook, Lushtaku ka akuzuar Qeverinë për manipulime në paraqitjen e të dhënave buxhetore.

“Sot votuan pro një planifikimi buxhetor që nuk parasheh as rritje të pagave as të pensioneve, një planifikim si pasojë e të cilit importi do të rritet e çmimet do të fryhen”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka theksuar se ndryshimet në shifrat e buxhetit nuk pasqyrohen në mirëqenien e qytetarëve, të cilët sipas tij, ndihen të prekur drejtëpërdrejtë në shpenzimet e përditshme.

“Manipulojnë me rritje të cekët të shifrave, por harrojnë që qytetari preket drejtëpërdrejtë në shpenzimet e përditshme, e nuk i’u shiten këto mashtrime”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitoren e nëntë radhazi në…