Portugalia merr fitoren e nëntë me radhë në kualifikimet e Kampionatit Evropian

17 nëntor 2023 | 00:05

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitoren e nëntë radhazi në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Nën drejtimin e Roberto Martinezit, Portugalia ka mposhtur në udhëtim kombëtaren e Liechtensteinit me rezultat 2-0.

Cristiano Ronaldo në minutën e 46-të dhe Joao Cancelo në të 57-tën minutë, shënuan golat për portugezët.

Portugalia ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin evropian gjatë muajt tetor, ndërsa është lidere e Grupit J, me 27 pikë.

Në anen tjetër Liechtenstein është e fundit në grup me 0 pikë, pasi ka nëntë humbje, me vetëm një gol të shënuar dhe 27 të pranuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se beson që…