Lushtaku nuk kandidon për kryetar të PDK-së, synon vetëm degën e kësaj partie në Skenderaj

11 prill 2019 | 18:15

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se do ta përkrah kryetarin aktual të partisë, Kadri Veselin, edhe për një mandat. Megjithatë ai nuk ka ndërmend ta lëshoj Degën e PDK-së në Skenderaj, pasi i ka përveshur mëngët që të mos i ndahet karriges së të parit edhe për një mandat tjetër.

“Unë jam ka punoj pikërisht që Kadri Veseli të jetë një kryetar i fuqishëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Unë nuk kam as pretendime, as mendime, dhe as dëshirë që ta marr PDK-në. Unë jam i gatshëm veç ta ndihmoj partinë”, ka thënë Lushtaku për gazetën “Express”.

Më tutje, Lushtaku ka thënë se procesi i brendshëm zgjedhor në Degën e PDK-së në Skenderaj është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pra e kemi edhe të shtunën edhe të dielën, dhe do ta përmbyllim këtë proces. Po, unë do të kandidoj për kryetar. Unë do të jem aty. Të dielën përmbyllet procesi, po besoj që shpejtë brenda muajit do të përmbyllet procesi në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të sezonit të rregullt në NBA janë përcaktuar…