Mbyllet sezoni i rregullt, ja çiftet çerekfinalistet e ‘play-off’-it

11 prill 2019 | 17:52

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në NBA janë përcaktuar ndeshjet çerekfinale të “play-off”-it në të dyja Konferencat.

8 ekipet e para do të vijojnë garën për titull në të dyja kahet e NBA-së, për të mbërritur më pas në finale e madhe mes ekipeve fituese të secilës Konferencë.

Ndeshjet çerekfinale do të nisin më 13 prill dhe luhet me 7 takime. Në gjysmëfinale shkon skuadra që fiton 4 nga 7 ndeshjet në dispozicion. Tani nis faza më spektakolare e basketbollit amerikan, ku faktori fushë ka një rëndësi të madhe për fitimin e titullit kampion.

Konferenca e Lindjes

1-8 Milwaukee – Detroit
4-5 Boston – Indiana
3-6 Philadelphia – Brooklyn
2-7 Toronto – Orlando

Konferenca e Perëndimit

1-8 Golden State – Clippers
4-5 Houston – Utah Jazz
3-6 Portland – Oklahoma
2-7 Denver – San Antonio

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime ushtarake të enjten është rivarrosur dëshmori Behram Morina…