Lushtaku për aksionin në Skenderaj: Mbi 5 mijë pjesëmarrës po i pastrojnë mbeturinat

22 prill 2026 | 16:53

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale.

Lushtaku, ka bërë të ditur se, mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët.

Postimi i Lushtakut në Facebook:

Aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale po vazhdon me intensitet të plotë.

Mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm dëshmon qartë vetëdijen dhe vullnetin tonë të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Së bashku po i japim fund ndotjes dhe po ndërtojmë një standard të ri për komunën tonë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Mitrovicë  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…