Lushtaku: Qeveria ka bërë marrëveshje me palën serbe që ta degradojë edhe policinë

30 dhjetor 2022 | 12:03

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka thënë se viti 2022 ka filluar mbrapsht për shkak të dështimeve të qeverisë Kurti.

Lushtaku ka thënë se qeveria Kurti ka bërë marrëveshje me palën serbe që të degradojë Policinë e Kosovës.

“Në këtë fundvit nuk ishte dashtë të jetë, por e përmbyllim me një paraqitje në Gjykatën Kushtetuese ku mendojmë se do të ketë një shkelje të radhës të Kushtetues së Republikës së Kosovës. Vitin 2022 e kemi filluar mbrapsht sepse qeveria Kurti dhe mazhoranca në çdo aspekt ka dështuar në pjesën kryesore të qeverisjes, implementimin e planit të veprimit dhe prioritetet e saj. Ka dështuar në pjesën kryesorë të qeverisjes, në ndihmesën e qytetarëve, kemi krizë të thellë ekonomike, energjetike, të sovranitetit të vendit… Kjo qeverisje ka dështuar edhe në veri. Ka bërë marrëveshje me palën serbe që të degradojë edhe Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit”, ka theksuar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për Ministrisë…