Lushtaku: Qeveria po tregohet e paaftë, po shkel ligjet që ka në dispozicion

14 prill 2022 | 12:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura janë trajtuar në komision, por që nuk e përkrahin si të tillë.

Ai ka thënë se me këtë projektligj, ministri Xhelal Sveçla po tenton të vendos sesi t’i teket atij.

Më tutje, Lushtaku ka thënë se qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion Kuvendi.

“Pavarësisht qëndrimeve është në kundërshtim me atë që kemi pasur në komision. Jemi për reformën në administratën publike, por forma si ka ardhur është kundërshtuar. Shprehim kundërshtimin tonë sepse nuk ka praktikë më të mirë dhe ministri donë të vendos si i teket atij. Ne si parti e kundërshtojmë formën. Qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion Kuvendi”, tha Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka vlerësuar se insistimi i…