Lushtaku: Thaçi është historia, ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë

22 prill 2026 | 11:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi është vetë historia.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se ata që e ofendojnë ish-kreun e UÇK-së, sipas tij, janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë.

“Hashim Thaçi është vetë historia, ndërsa ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë”, ka shkruar Lushtaku.

Ky reagim i Lushtakut vjen pas deklaratës skandaloze të deputetit të LV-së, Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin që po gjykohet në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka…