Lushtaku: Vendimet e mija nuk kthehen mbrapsht

31 janar 2018 | 17:03

Se angazhimin e tyre për t’u kthyer në parti nuk e mori parasysh kryetari i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku, kjo gjë u pa disa herë, mirëpo Bekim Haxhiu dhe të tjerët nuk u ndalën me kaq.

Përkundër peticionit që Lushtaku nuk ua mori parasysh, tashmë ish-nënkryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu dhe 7 ish-anëtarë të tjerë të kësaj partie u janë drejtuar kryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Sido qoftë, Lushtaku do t’i shkojë në fund fjalës së dhënë ku ditë më parë i ka thënë “lajmi.net” se është “burrë i fjalës”, dhe këtë vendim nuk do t’ia kthen prapa askush.

“Lajmi.net” ka kontaktuar edhe sot me Lushtakun ku ka thënë se vendimin e marr për Haxhiun dhe të tjerët nuk do të mund t’ia lëkundë as kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Jo jo, unë e kam thënë edhe më herët vendimet e mija nuk kthehen mbrapsht. Tash, vendimet e mija nuk i kthen kurrkush mbrapsht, po mendoj jo të mijat por të kryesisë së partisë”, ka thënë Lushtaku në lidhje me kërkesën e grupit të përjashtuar ndaj Veselit.

Ai ka thënë se i respekton “të përjashtuarit” dhe kontributin e tyre, por partia ka rregulla që ata nuk i kanë zbatuar.

“Ata janë familje që kanë kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës edhe ata vet, por edhe familjet e tyre, miqtë e tyre, mirëpo, partia ka rregulla, çdo sport ka rregulla, ndërsa ata nuk u janë përmbajte kritereve dhe rregullave të partisë dhe ata janë aty ku janë”, ka thënë ai.

Tutje, Lushtaku ka thënë se ka respekt të madh për kryetarin e tij, Veselin, por problemet e Degës së PDK-së në Skenderaj më së miri i din dega.

“Unë kam respekt për kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veselin, por vendimet janë të Kryesisë së partisë, të degës se partisë dhe kërkush nuk i din problemet me mirë sesa na”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar me një minutë…