Lushtaku viziton Ministrinë e Veteranëve të Luftës në Kroaci
22 shkurt 2023
| 23:12
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se ka vizituar Ministrinë e Veteranëve të Luftës në Kroaci.
“Vizitë më Ministrinë e Veteranëve të Luftës në Kroaci, ku u pritëm në takim nga Maria Dujiç, kryetare e Bordit të Fondacionit të Veteranëve në Luftën Atdhetare të Kroacisë dhe Tom Kaqinari, nënkryetar i Bordit”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka treguar se ka vizituar edhe Muzeun Ushtarak të Luftës në Karlovac, si dëshmi e një historie të lavdishme të luftës çlirimtare në Kroaci.



