Lutfi Haziri del në terren për të parë nga afër gjendjen me vërshimet

11 janar 2021 | 12:52

Pas reshjeve të mëdha të shiut e borës në Gjilan, ku u shkaktuan vërshime në disa pjesë, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka dalë sot në terren për ta parë gjendjen nga afër.

Haziri ka bërë me dije se ka themeluar grupin punues për menaxhimin e situatës, ku pos institucioneve të komunës, do të jenë të përfshira edhe KRU Hidromorava, Policia e Kosovës dhe FSK-ja.

Ai ka thënë se gjendja po menaxhohet me të gjitha mundësitë komunale dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera.

Ndërkohë, në terren që nga e diela kanë qenë në vazhdimësi ekipet e komunës, të kryesuara nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

“Pjesët më të prekura në qytet janë nga vërshimet e lumit Stanishorka tek lagjja Porodini, rruga qarkore, tek ish-INA, tek pishina Hawai, tek Fabrika Baterive, HIB petrol, ndërsa lumi Mirusha ka dalë nga shtrati mbi rrugën qarkore, në Dardani I, Rr. Beqir Musliu. Fshatrat në hyrje të Malishevës, Uglar, Perlepnicë, Livoç i Ulët, Livoç i Epërm, Kuvcë, Bresalc, Kosaqë e shumë vende të tjera”, ka njoftuar Spahiu.

Sipas tij, dëmet deri më tani janë shumë të mëdha në infrastrukturë, në pronë shtetërore dhe private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka nisur sot procesin e vaksinimit kundër Covidit. Në…