Lutfi Haziri rizgjedhet kryetar i LDK-së në Gjilan

05 korrik 2019 | 22:10

Në Kuvendin e nëntë zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka marrë mbështetjen nga 101 delegatë për kryetar të kësaj partie edhe për një mandat të ri.

“Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më reprezentativ dhe më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e rininë. Jam shumë i lumtur dhe krenar me solemnitetin dhe unitetin e treguar. LDK e Gjilanit dëshmoi se punon, jo për t’i larguar njerëzit, por për t’i ofruar ata. Veç kështu bashkë dhe unik, jemi më të fortë. Këtë besim absolut, e përkthej në përgjëgjësi edhe më të madhe. Ju faleminderit shumë. Urime të zgjedhurve!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phillip Cocu nis një përvojë të re si trajner në…