Lutfiu bëhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

23 maj 2023 | 16:55

Nevzad Lutfiu është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Lajmin e ka bërë me dije vet Lutfiu në “Facebook”, ku ka falënderuar të gjithë atë që i kanë dhënë mbështetje për ta drejtuar këtë këshill.

Nga sot përfundon oponenca politike për mua dhe të gjithëve ju konsideroj të njëjtë. Do të trokas në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës. Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet. Dhe për fund, dua ta mbyllë këtë deklarim me thënien e Pjetër Bogdanit, i cili thotë: ‘Fati i popullit tim është fati im’. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Lutfiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej…