LV-ja akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren
14 nëntor 2021
| 14:28
Shefi i shtabit zgjedhor të LV-së në Prizren, Visar Shehu ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë presion dhe trysni qytetarëve.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.
“Në disa nga qendrat e votimit, përkatësisht në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në lagjen Kurillë dhe ish-shkollën e mjekësisë në lagjen 2 Korriku ka pasur grumbullime të personave të caktuar… Disa nga këta persona në dy lagjet që i përmenda janë intervistuar në stacionin policor. Të njëjtën kohe i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në këso parregullsi apo trysni në procesin e votimit të paraqesin në polici këto raste”, ka deklaruar ai.



