LV-ja deputetët i kërcënon me arrestime, Jabllanoviçit i jep leje speciale për qarkullim

30 prill 2020 | 08:36

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se aktualisht Lëvizja Vetëvendosje po kërcënon deputetët e Kuvendit të Kosovës me arrestim, kurse kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih – PSK), Aleksandër Jabllanoviçit, i ka dhënë leje speciale për të lëvizur në Kosovë.

Behramaj kujtoi se Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protesta të dhunshme për shkak të deklaratave të Jabllanoviçit i cili kishte ofenduar nënat e Gjakovës të cilat kërkonin të pagjeturit dhe drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre.

Jabllanoviçi ishte ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, por ishte shkarkuar pas disa deklaratave fyese për nënat e Gjakovës. Asokohe, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë protesta dhe kishte kërkuar shkarkimin e Jabllanoviçit.

Jabllanoviçi, para se ta formonte partinë e tij, ishte pjesë e Listës Serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e partisë komuniste thuhet të kenë shkuar në një…