LV-ja dhe LDK-ja bëjnë koalicion në Vushtrri, i pranishëm edhe Kurti

20 tetor 2025 | 11:56

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i LV-së për kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli.

Nga fotografitë që janë publikuar në medie në këtë ngjarje ka qenë i papranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes.

Nga rezultatet preliminare, Vetëvendosje në këtë komunë është në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vetëvendosje ka lidhur koalicion me AAK-në në Fushë – Kosovë, ku në balotazh është me LDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka…