LV-ja e LDK-ja akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të punës së Komisionit rreth privatizimit
28 shtator 2020
| 12:18
Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar listën me katër emra të ekspertëve të jashtëm, edhe pse nuk janë bërë publik emrat e tyre.
Megjithatë për përzgjedhjen e tyre ka pasur përplasje ndërmjet kryesuesit të këtij komisioni, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtares Doruntinë Maloku nga LDK-ja, duke akuzuar njëri-tjetrin për bllokimin e punës së këtij komisioni, raporton “Ksp”.
Komisioni ka vendosur që intervistat me dëshmitarë të fillojnë nga 12 tetor i këtij viti.



