LV-ja gjobitet me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid

25 janar 2021 | 11:58

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se edhe Lëvizja Vetëvendosje është dënuar për mos respektim të masave anti-Covid, raporton “Epoka e re”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjoba që i është shqiptuar këtij subjekti politik është  2 mijë euro.

“Askush mbi ligjin! As VV! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: one or more people, people on stage and crowd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Sznuyog dhe…