LV-ja kërkon shkarkimin e Selmanajt nga posti i zëvendëskryeministrit

23 nëntor 2020 | 15:03

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për deklaratën e tij dhënë së fundmi se çështja e të pagjeturve është ezauruar.

Ushtruesi i shefit të Grupit Parlamentar të LV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare ka thënë se Selmanaj më nuk është i mirëseardhur në Kuvend.

“Çdo ditë që kalon pa marrë masa konkrete për largimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit, është dëmtim, përveç se është fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim i yni si grup parlamentar”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë…