LV-ja në Drenas nuk e përkrah as Lladrovcin dhe as Ajazin

05 nëntor 2021 | 18:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Drenas.

Në deklaratë thuhet që Vetëvendosja nuk do ta përkrahë asnjërin kandidat në balotazh, por që votuesit e Vetëvendojes janë të lirë të votojnë për kënd të dëshirojnë.

Siq dihet me 14 nentor mbahet balotazhi në zgjedhjet për kryetar komune në Drenas garojnë, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi i Demokratëve të Drenasit.

Deklarata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

Deklaratë

Të dashur qytetarë, përkrahës dhe aktivistë, Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ne garuam me kandidatë të ndershëm e profesionistë, me program të drejtë e zhvillimor.

Pavarësisht ofertës tonë konkrete dhe garës korrekte, nuk arritëm të sigurojmë pjesëmarrjen në balotazh. Besimin që na keni dhënë, na ka rritur në masë dhe peshë politike, por jo mjaftueshëm për të bërë ndryshimin e vërtetë pas dy dekadave keqqeverisje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas nuk mbështet asnjërin subjekt politik që do të garojë në balotazh. Por, vlerësojmë që votuesit tanë të vendosin vetë se si do të veprojnë më 14 nëntor. Ne besojmë që votuesit e Lëvizjes në çdo rrethanë politike të krijuar, interesin e përgjithshëm qytetarë e kanë qëllim në mendje e dëshirë në zemër.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas do të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha format për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të komunës sonë. Këshilltarët Komunalë nga radhet tona do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin Komunal për të gjithë qytetarët pa dallim. Përfaqësuesit tanë në organin më të lartë vendimmarrës komunal do të ushtrojnë mandatin duke qenë aktiv dhe të vendosur.

Opozitarizmi konstruktiv është detyra e jonë kryesore deri sa të kemi mundësinë për të qeverisur me Komunën e Drenasit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Drenas 05.11.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë nëna e veprimtarit Ismet Sylejmani, Ramize Hoxha…