LV-ja në Prishtinë për Arben Vitinë: Faleminderit ministër, mirë se vjen kryetar
01 tetor 2021
| 16:01
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dalë me një reagim për ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitisë, i cili është kandidat i këtij subjekti për kryetar të kryeqytetit.
Në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në rrjetet sociale është thënë: “Faleminderit ministër, mirë se vjen kryetar”.
Vitia të premten në një konferencë për media ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër, për t’u fokusuar në garën për kryetar të Prishtinës.




