LV-ja në Shqipëri del me njoftim zyrtar: Gazi lotsjellës nuk u organizua nga ne

23 gusht 2021 | 11:36

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, ka bërë me dije se hedhja e gazit lotsjellës të dielën mbrëma në Korçë në koncertin e Goran Bregoviçit nuk është organizuar nga ky subjekt politik.

Përmes një sqarimi për opinion publik, LV-ja ka treguar se qëndrimet e këtij subjekti politik për këtë koncert janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë një ditë para koncertit.

“Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, është thënë në sqarimin e LV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…