LV-ja nesër mban “provën” e dytë për protesta

27 maj 2020 | 13:52

Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar që nesër të realizojë një provë tjetër proteste në sheshet e Prishtinës.

Zyrtari i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, ka deklaruar për Klan Kosova se kësaj here në këtë organizim pritet të mblidhen deri në pesë mijë persona.

“Kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3 500 deri në 5 000 persona”, është shprehur ai.

Manxhu ka shtuar se kanë pasur në vazhdimësi kërkesa nga qytetarët për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend dhe si rezultat do ketë një provë të dytë.

“Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha”, ka deklaruar ai.

Zyrtari për media nga Vetëvendosje thekson që lidhur me këtë aktivitet në sheshin e Prishtinës, qëndrojnë korrekt ndaj rregullave e udhëzimeve sa i përket situatës në kohë pandemie. “Në këtë mënyrë për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve me organet e rendit ne kemi dorëzuar edhe njoftimin te ta”, ka deklaruar ai.

Kjo provë për protestë është paraparë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ”Skenderbeu”, ”Ibrahim Rugova” dhe ”Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani do të mbetet…