LV-ja: Të gjeturat e Auditorit konfirmojnë keqmenaxhimin e Komunës së Pejës

01 gusht 2018 | 13:34

Lëvizja Vetëvendosje (LV) në Pejë është shprehur e shqetësuar me gjetjet e Auditorit të jashtëm për vitin 2017.

Sipas kësaj lëvizje këto gjetje konfirmojnë keqmenaxhim dhe joefikasitet.

Anëtari i Kryesisë së  LV-së, Bashkim Nurboja në një konferencë për media ka thënë se formati aktual i raportimeve menaxheriale nuk ofron bazë për kontrolle të brendshme efektive meqenëse raportimi me shkrim tek menaxhmenti i lartë bëhet vetëm sipas kërkesës dhe jo në baza të rregullta kohore.

“Si pasojë e kontrolleve jo të mira janë vërejtur dobësi në fushën e të hyrave, prokurimit, subvencioneve, pagesën e shpenzimeve, si dhe në raportimin e obligimeve. Nga shumica e të gjetura që kemi vërejtur, ku ka potencial të dëmtohet buxheti i Komunës, kemi vërejtur edhe shkelje që mund të konsiderohen penale”, ka deklaruar Nurboja.

Ai ka thënë se qytetarët e Pejës meritojnë qeverisje më të mirë.

“LV do të përcjellë veprimet e komunës dhe nëse është nevoja do të paraqesim padi direkt ndaj Komunës së Pejës apo cilido akter që dëmton interesat e qytetarëve”, është shprehur Nurboja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar  të mërkurën raportin…