Hamza tregon pse nuk do të ketë rishikim të buxhetit

01 gusht 2018 | 13:27

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar  të mërkurën raportin gjashtëmujor të trendeve fiskale.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se të hyrat buxhetore kanë pasur një rritje prej 6 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Hamza ka treguar pse nuk do të ketë rishikim të buxhetit në këtë vit.

Sipas tij, buxheti është i planifikuar mirë dhe se nuk ka nevojë për rishikim.
Sipas raportit, Dogana dhe ATK-ja kanë arkëtuar 40 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Hamza ka thënë se krahas rritjes së të hyrave, ka pasur edhe rritje të shpenzimeve.
Gjatë gjashtëmujorit të parë, sipas tij, janë shpenzuar 844 milionë euro apo 9.7 për qind më shumë se sa vitin e kaluar.
Ai ka sqaruar se në këtë rritje ka ndikuar edhe rritja e pagave sipas ligjit dhe sipas vendimit të Qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Arineta…