
LV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit
17 tetor 2021
| 20:38
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes se vendvotimeve në vend.
Në reagimin e kësaj partie, është thënë se kmisionerët dhe vëzhguesit janë duke u kujdesur që vullneti qytetar të dokumentohet.
“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, është thënë në reagimin e LV-së.