Haradinaj: Rezultatet thonë që kemi fituar 6 komuna

17 tetor 2021 | 20:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti ka fituar  gjashtë komuna.

Në një konferencë për medie, ai ka përmendur  komunat që i ka fituar.

“AAK-ja në këto zgjedhje ka synuar rezultat më të mirë. Rezultatet tona thonë se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan e Junik. Shkojmë në balotazh të paktën në Itog. Është vërejtur rritje e votave në Pejë, Prishtinë e Podujevë. Kjo është fitore e pritshme për ne”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar të publikojë në kohë…