Ministri Dimal Basha takohet me Drejtorin Ekzekutiv të IGGI-së në UP, Dr. Përparim Ahmetin

30 qershor 2026 | 00:01

Ministri në detyrë i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Gjeodezisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (IGGI) në Universitetin e Prishtinës, Dr. Përparim Ahmetin.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në projekte me rëndësi për sektorin e infrastrukturës, duke vënë në fokus shfrytëzimin e ekspertizës akademike dhe profesionale të Universitetit të Prishtinës.

Sipas ministrit Basha, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe akademisë është kyç për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve strategjike që ndikojnë në modernizimin e infrastrukturës së vendit.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin me projekte konkrete, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e infrastrukturës dhe përdorimin sa më efikas të burimeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën…