VIDEO | Gjithnjë e më pak pjesëmarrës, pamjet nga ajri të protestës së sotme para Kryeministrisë
29 qershor 2026
| 22:58
Pamje të filmuara me dron tregojnë pamje nga protesta e 30-ë para Kryeministrisë, në orën 20:00.
Në video shihet sheshi përpara godinës së qeverisë, ndërsa protestuesit janë mbledhur gjatë kohës që po mbaheshin fjalimet nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim.
Protesta para Kryeministrisë vijon prej gati një muaji, pas nisjes së reagimit qytetar kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan.
Pamjet nga ajri japin një tjetër këndvështrim të pjesëmarrjes reale në shesh gjatë momentit kryesor të protestës së mbrëmjes.



