Istog- Rezultat i ngushtë në mes të Ilir Feratit dhe Bekë Berishës

17 tetor 2021 | 20:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.

Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK.

Në bazë të këtyre rezultateve në komunën e Istogut është duke prirë Ilir Ferari i LDK-së, pasuar nga Bekë Berisha i AAK-së.

Rezulatit në mes tyre është shuëm i ngushtë pasi Ilir Ferari deri më tani ka fituar 36,79 %, kurse Bekë Berisha  36,07 %.

Ndryshe, ka përfunduar pa incidente të theksuara procesi zgjedhor sot në Kosovë.

Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët.

Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit,…