Machu Picchu hapet vetëm për 1 turist

13 tetor 2020 | 14:43

Peruja ka hapur Machu Picchun vetëm për një turist të vetëm japonez i cili kishte pritur për 7 muaj me radhë që të vizitonte vendin e trashëgimisë botërore.

Jesse Katayama kishte planifikuar të vizitonte Machu Picchun në muajin Mars, por u mbyll për shkak të koronavirusit.

Ministria peruane e Kulturës tha se këtij turisti iu dha leje për të hyrë brenda Machu Picchu pasi kishte paraqitur një kërkesë të veçantë.

Jesse Katayama kishte planifikuar që të udhëtonte vetëm disa ditë në Peru, por mbeti i bllokuar në qytetin Aguas Calientes pranë Machu Picchu në mes të muajit mars për shkak të ndalimit të udhëtimit si pasojë e Covid-19.

Sipas ministrisë së  Kulturës,  turisti japonez u lejua që të hynte brenda përpara se të kthehej në vendin e tij. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” kohët e fundit ka njoftuar do të sjellë efekte…