
Macja që i mbijetoi larjes në lavatriçe
27 qershor 2019
| 11:15
Kjo mace në ShBA i ka mbijetuar një rrotullimi 35-minutash në lavatriçe. E zonja e shtëpisë gjatë larjes së teshave në lavatriçe dëgjoi një zë dhe, kur e hapi lavatriçen, pa macen e katandisur.
Macja menjëherë u dërgua në Qendrën Emergjente të Kafshëve në Minesota për shërim që kushtoi rreth 3 000 dollarë.