Macron dhe Tusk do të takohen me Scholz në Berlin të premten, kjo është arsyeja

13 mars 2024 | 09:43

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri polak, Donald Tusk, do të takohen me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të premten në Berlin, thanë për Reuters qeveria gjermane dhe burime diplomatike evropiane.

Takimi do të jetë i pari në nivel krerësh shtetërorë, me Tusk si pjesë e platformës “Trekëndëshi i Weimar” të bashkëpunimit politik midis Gjermanisë, Francës dhe Polonisë të krijuar në 1991.

Faqja e lajmeve Politico raportoi fillimisht për takimin.

Scholz dhe Macron do të flasin me njëri-tjetrin fillimisht përpara se t’i bashkohet Tusk, pas tensioneve të konsiderueshme midis liderëve francezë dhe gjermanë për çështje të tilla si politika e Ukrainës, më e fundit e nxitur nga Macron që nuk përjashtoi dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë.

Pas formimit të qeverisë së re në Poloni, deri më tani ka pasur vetëm një takim në trekëndëshin e Vajmarit në nivel ministër të jashtëm. Megjithatë, të tre qeveritë e BE-së kishin theksuar se dëshironin të intensifikonin sërish marrëdhëniet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 25-të në Albi Mall Superligë do të sjellë…