Sot tri ndeshje në Superligë, derbi Malisheva – Llapi

13 mars 2024 | 09:41

Java e 25-të në Albi Mall Superligë do të sjellë tri ndeshje sot (e mërkurë) dhe dy nesër (e enjte).

Padyshim ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva dhe Llapi e ndajnë mejdanin. Aktualisht këto dy skuadra janë në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa që të dyja kërkojnë maksimumin e pikëve.

Malisheva pësoi humbje në fundjavë nga Ballkani dhe tash synim ka t’u rikthehet rezultateve pozitive, në anën tjetër Llapi është vetëm një pikë prapa Ballkanit dhe nuk mendon për dështim në asnjë ndeshje pasi po beson se mund ta arrijë titullin e kampionit.

Ndërsa kryesuesi dhe kampioni në fuqi i elitës, Ballkani, luan ndaj Fushë-Kosovës në një ndeshje aspak të lehtë për faktin se “Pampurat” kanë filluar të marrin rezultate pozitive dhe synojnë t’i ndalin edhe kampionët. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte gabim trashanik për klubin që drejtohet nga Ilir Daja.

Sot përballen edhe Gjilani dhe Liria. Gjilanasit kërkojnë tri pikët në mënyrë që të ngrehen në renditjen tabelore, në anën tjetër Liria është e fundit me vetëm dhjetë pikë dhe ka pak gjasa për të shpëtuar nga rënia në Ligën e Parë. Tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Të enjten zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku spikat përballja në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, klube këto që renditen në pozitën e katërt dhe të pestë. Tri pikët janë synim i klinasve dhe kryeqytetasve.
Në po të njëjtën ditë zhvillohet edhe përballja në mes të Feronikelit 74 dhe Dritës. “Nikli” do të përpiqet t’i befasojë gjilanasit dhe t’i shtojë pikët për një renditje më të mirë në renditjen tabelore, ndërsa Drita që llogaritet në garë për titull do të kërkojë fitore në mënyrë që të mbesë në hap me Llapin dhe Ballkanin.

SUPERLIGA

Të mërkurën takohen:
13:00 Fushë Kosova – Ballkani
13:00 Gjilani – Liria
13:00 Malisheva – Llapi

Të enjten takohen:
13:00 Prishtina – Dukagjini
13:00 Feronikeli 74 – Drita

Tabela

1. Ballkani         24  51 pikë
2. Llapi               24  50
3. Drita               24  46
4. Malisheva      24  41
5. Prishtina        24  34
6. Dukagjini       24  31
7. Feronikeli 74 24  26
8. Gjilani             24  22
9. Fushë Kosova 24 16
10. Liria               24  10

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe Hulumtuesi në Universitetin e…