Macron kritikohet pasi hoqi maskën dhe u kollit derisa bisedonte me studentët

10 shtator 2020 | 12:12

Presidenti Emmanuel Macron është përballur me kritika në “Twitter” pasi hoqi maskën mbrojtëse ndaj Covid-19 derisa bisedonte me studentët në një kolegj në Francë.

Teksa ju drejtua të rinjve në një kolegj profesional në Clermont-Ferrand, në Francën qendrore, udhëheqësi francez hoqi maskën prej cope dhe u kollit.

“Do të vë një maskë më të lehtë sepse duhet të kem thithur diçka nga kjo,” tha ai.

Përdoruesit e medieve sociale e kritikuan presidentin për kollitjen pa maskë, duke e akuzuar për shkeljen e udhëzimeve për masat kundër përhapjes së Covid-19.

Ata vunë re se ai gjithashtu e preku maskën e tij të re dhe mori një gotë ujë nga një person pa larë  duart apo përdorur xhel antibakterial.

“Macron nuk mund t’i durojë maskën prej cope të shpërndara me kursim tek mësuesit. Sidoqoftë, ai foli vetëm për pesë minuta me të. Çfarë kanë për të thënë mësuesit, të cilët janë të detyruar të flasin me të edhe 8 orë në ditë?” shkroi një komentues.

Sidoqoftë, disa vunë në pikëpyetje efektivitetin e mbajtjes së maskës, një debat që po zhvillohet aktualisht në Evropë. /oranews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca që luan me sukses tek…