Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

24 nëntor 2020 | 21:44

Më e keqja e valës së dytë të koronavirusit ka përfunduar tashmë ne Francë. Kështu është shprehur presidenti i vendit Emmanuel Macron ndërsa shtoi se masat anti-Covid pritet që të lehtësohen.

Kështu, Franca do të fillojë të lehtësojë masat e karantinës këtë fundjavë në mënyrë që deri në Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapen dhe njerëzit të jenë në gjendje të kalojnë pushimet me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Në një fjalim televiziv, duke iu drejtuar vendit, tha se më e keqja e valës së dytë të epidemisë në Francë ka kaluar, por theksoi që restorantet, kafenetë dhe baret do të duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar për të shmangur shkaktimin e një vale të tretë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur një valë të tretë, të bëjmë gjithçka për të shmangur një bllokim të tretë”, ka thënë Macron.

Pasi vendosja e orës policore në qytetet kryesore franceze në mes të tetorit dështoi që të jepte rezultatin që qeveria priste, në vend u vendos një karantinë njëmujore në 30 tetor.

Megjithatë, kjo karantinë ishte më pak e rreptë sesa bllokimi i parë që zgjati 17 marsi deri më 11 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, ka thënë se cilësimi i…