Macron në telashe pasi këshilltari i tij rrahu protestuesit

23 korrik 2018 | 20:11

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndodhet në presion të madh, pas publikimit të një videoje ku shihet një asistent i tij për siguri, teksa ushtron dhunë ndaj civilëve, në protestat e 1 Majit në Paris.

Alexandre Benalla ishte dërguar në këtë ngjarje si vëzhgues, por ai tejkaloi kompetencat e tij, duke tërhequr në rrugë një grua, dhe duke u përfshi në tjera dhunë.

Presidenca ka thënë se i njëjti është suspenduar, por mediet kanë akuzuar këtë institucion se mbajti fshehtë faktin që një truproje e kryetarit kishte vepruar kështu. Kjo, sipas kritikëve, do të thotë që “njerëzit që punojnë për Macron”, janë mbi ligjin dhe nuk e respektojnë atë.

Protesta ku Benalla shfaqi agresivitet, ishte organizuar më 1 Maj të këtij viti nga një grup anarkist i quajtur ”Black Bloks’, në shenjë pakënaqësie ndaj reformave të presidentit Macron që kishte bërë në sektorin e punësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin që…