Macron shijon në maksimum pushimet

13 gusht 2020 | 14:05

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka zgjedhur jugun e Francës për të shijuar disa ditë pushime me bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e birësuara. Familja Macron është zhvendosur në Fort de Breganson që prej 29 korrikut, megjithëse relaksimi u ndërpre prej shpërthimit në Beirut, ku presidentit francez iu desh të largohej për të vizituar Libanin
Sidoqoftë, para se të kthehej në detyrat e tij, Macron mori kohën për t’u çlodhur, me sportin e tij të preferuar të ujit, ski në ujërat e Mesdheut.

“Ai bëri disa shëtitje vetëm, dukej i lumtur. Ai madje bëri disa kalime të shkëlqyera me jet ski duke spërkatur me ujë rojet e tij”, tha një dëshmitar për mediat franceze.
Francezët duken të pakënaqur me argëtimin e presidentit të tyre me jet-ski, këtë gjë ata e kanë shprehur me komente të shumta në Twitter, ku shprehen se situata e koronavirusit duhet ta ndërgjegjësonte Macron-in për të mos ‘u vonuar’ gjatë në pushime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Sarajevës ka njoftuar se janë arrestuar 17 policë…