Macroni i bën thirrje Turqisë që të respektojë sundimin e ligjit

05 janar 2018 | 17:34

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan se shtetet demokratike kanë respekt për sundimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit.

“Demokracitë tona duhet të jenë të forta ndaj terrorizmit. Por, në të njëjtën kohë, demokracitë tona duhet të mbrojë sundimin e ligjit”, ka thënë Macron, në një konferencë të përbashkët me Erdoganit, pas takimit në Paris.

Presidenti francez ka thënë gjithashtu se zhvillimet e fundit në Turqi, nuk kanë lejuar që ky shtet të bëjë ndonjë progres në anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), raporton “Rel”.

Për këtë arsye, Macroni ka shtuar se do të ishte hipokrite të pretendohet se mund të hapen kapituj të rinj për Turqinë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Andy Murray edhe Serena Williams zyrtarizon mospjesëmarrjen e saj…