Williams tërhiqet nga Australian Open

05 janar 2018 | 17:32

Pas Andy Murray edhe Serena Williams zyrtarizon mospjesëmarrjen e saj në Australian Open që starton më 15 janar, për shkak të formës së saj fizike.

Amerikania është 7 herë fituese e turneut që zhvillohet në Melbourne dhe mbajtëse e trofeut të një viti më parë(pasi mundi të motrën Venus) dhe ky është edhe trofeun i saj i fundit i fituar përpara se të bëhej nënë. 36-vjeçarja ka zhvilluar një ndeshje demonstruese një javë më parë në Abu Dhabi kundër Jelena Ostapenko, ndeshje të cilën e ka humbur, duke treguar se ajo nuk është ende në kondicionin e saj ideal, që do t’i lejonte të luante në një turne të nivelit të lartë.

“Pas ndeshjes së luajtur në Abu Dhabi kuptova që jam afër formës time fizike dhe të lojës, por që nuk më lejon të arrij atë që dua. Ndihem në gjendje vetëm për të marrë pjesë dhe jo për të kërkuar rezultate. Dua të jem në formën time më të mirë dhe për këtë më duhet ende kohë”, deklaroi atletja amerikane, raporton “tch”. Serena ka fituar 23 Grand Slam në karrierën e saj dhe i mungon vetëm 1 për të barazuar rekordin prej 24 fitoresh, që mbahet nga Margaret Court.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes do të jetë makina për t’u mundur edhe këtë…