Macroni dhe Bideni pritet të kenë një bisedë telefonike për kontratën e nëndetëseve

19 shtator 2021 | 15:51

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që të flasë me homologun e tij francez Emanuel Macron pas anulimit të kontratës për nëndetëset e Australisë. Mes dy liderëve do të zhvillohet një bisedë telefonike në ditët në vijim, njoftoi zëdhënësi i qeverisë ditën e sotme.

Nga ana e tij, Emanuel Macron do të bëjë një kërkesë për sqarim, sipas asaj që tha Gabriel Attal në një deklaratë për  BFMTV .

“Ne duam shpjegime për atë që duket si një thyerje e madhe e besimit”, shtoi ai.

Franca tërhoqi të premten ambasadorët e SHBA dhe Australisë, një vendim i paprecedent mes dy aleatëve historikë, pas vendimit të Australisë për të anuluar kontratën në favor të nëndetëseve amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski shënoi ndaj Bochumit golin e 301-të në ndeshjet…