Madhështia e ushtarit!

14 tetor 13:23

Që nga fëmijëria gjyshi më fliste për luftën, më tregonte për trimat, heronjtë, për dashuritë e mëdha, përjetimet.

Dashurinë e përshkruante si ëmbëlsirë frutash mali dhe që i ngjante mjaltit.

Këto tregime i kishte të ngulitura në mendje dhe na interpretonte gjithmonë, deri sa një ditë erdhi dhe momenti që dhe unë të kontribuoja në ushtri.

Do kisha veçuar tri gëzime në jetën time dhe tri hidhërime.

-Të parën do e veçoja se në familjen time kishte një ndjenjë Nacionalizmi për Atdhe, si nga ana e Shkollës dhe e Librit.

-E dyta bashkëngjitja dhe mundësia për të luftuar për Atdhe.

-E treta do ishte sakrifica ime për Atdhe, deri te ardhja e Lirisë.

Sikur të ndodhte lufta kurrë s’do ia falja vetes po mos të kontribuoja për vendin tim, ta shihja Kombin tim se po vuante nga robëria dhe renditja ime do ishte në anën e gabuar, ashtu të jetoja si i vdekur. Hidhërim për mua do ishte ndjenjën dhe dashurin për Atdheun, nëse nuk do arrija ta përhapja dhe ta bart te pasardhësit e mi, sikur ta shihja popullin se nuk ka dashuri për Atdhe, dhe influenca ime dhe e njerëzve të ditur do të mungonte.

Hidhërimi im i tretë do ishte, nëse nuk do e përkrahja frymën e Luftës, dëshmorët që dhanë jetën për Atdhe, dhe më e gabuara do ishte sikur të flisja për heronjtë e huaj apo luftëtarët e huaj dhe të tanët t’i lemë pas dore.

Dhe kështu jeta dhe mua më gjeti në radhët e ushtrisë, aty ku në çdo moment isha në rrezik, ku çdo ditë shikoja shokët e mi se si vriteshin. Më kujtohet momenti kur një ushtar bie në mina, i pash mirë gjymtyrët e tij të shkepura në tokë, u shtanga në atë moment, humba krejtësisht.

Ushtarët vuanin dhe për bukë, më kujtohet buka dhe një qep, ashtu një ngrenë jo e kënaqmë, por ishte luftë, morali te ushtarët qëndronte mirë. Mendja ishte për çlirimin dhe bashkimin për trojeve tona. Më kujtohet kur një gjyle topi e gjuajtur nga armiku goditi një gur, mbeta pa pik fryme, guri u qa në mes si një vezë që fërgohet në mëngjes. Lufta ishte shumë e tmerrshme, shkuan ditët dhe netët lufta vazhdonte, shikoja diellin kur linde me aq bukuri ku rrezet e tija i kërkoja me aq dashuri të ma ngrohin trupin zemrën, dhe mua si qenie njerëzore. Dhe dita vazhdonte ashtu me plumba dhe topa, vinte nata e bukur shikoja yjet më dukeshin që shndriteshin vetëm për mua.

Ëndërroja sikur të isha një këngëtar Roku, dhe  sikur të rinjtë, të ishin afër meje t’i dëgjonin këngët e mija, vuajtjet e mija, vargjet e shkruara me gjak për Atdhe, për shokët e mi për natyrën dhe dashurinë.

Ishte për mua ëndërr në ato ditë të vështira, nata përfundonte ashtu me frikë të madhe si nga errësira si nga frika se do të vinte armiku dhe do t ‘na godiste tinëzisht siç e kishte zakon.

Vinte dita e gjithnjë mendja ime se si do vinte Liria. Shikoja natyrën ato male të thepisura me gurë, më ngjanin në tregimin kur “Aleksandri i Madh Leka” kishte pushtuar Indin dhe ishte futur thellë në Himalaje një Parajsë e vërtetë, natyra ka bukurinë e vet një shpirt i pavdekshëm.

Shikoja kah ushtarët, disa ishin të rinj, kishte dhe të vjetër ku hallet e tyre i mbulonin me kapele. I dëgjoja ushtarët e rinj se si flisnin për të dashurat e tyre, prisnin me padurim kthimin për në shtëpi, ua kisha zili pasi dhe unë isha në atë gjendje, ëndërroja të kthehesha te shtëpia ime, t’i shohë prindërit të takojë të dashurën time, ku në mendjen time qëndronte çdo moment. Por lufta e mallkuar vazhdonte dhe duhet të luftonim kohë pas kohe.

Një natë ndodhi që roja ynë ishte kapur nga armiku, ishte prerë në fyt. Një ditë duke ecur pash se si një shok i imi bie në mina, vrapova për ndihmë, shoku im kishte menduar se e lash të vdekur ashtu, por erdhi ndihma dhe shpëtoi, gjymtyrët e ti ju dhanë Atdheut për Liri.

Në Luftë dhe në dashuri je i lirë të bësh gjithçka. Kështu duke luftuar dhe unë bëra disa hapa para, pata fatin të bie dhe unë në një minë, e montuar nga armiku, ku humba njërën këmbë, pash tmerrin me sytë e mi, në fillim mu mbyllën dy sytë, humba ndjenjën disi mu këput shpirti qava ashtu si fëmijë.

Nuk e harroj kur atë moment, e shikoja qiellin i kërkoja zotit ndihmë, të më ringjallte të më rikthente në moshën fe minore, humba gjithçka. Shokët ashtu të gjymtuar më ngrehën zvarrë, unë qaja dhe ofshama ime ishte e rënd, njëri nga shokët e mi më futi dorën e ti në gojën time, për të më ndaluar nga ulërimat dhe vuajtjet. Ashtu erdhi dita u shërova, gjatë kohës që isha i shtrire shkruaja poezi këndoja, luftës nga dalë po i vinte fundi ishin disa marrëveshje dhe aleanca nga vendet tjera dhe ne arritëm në fitore, pra lufta dhënia e jetës për Atdhe, dëshmorët, arritëm të fitojmë dhe erdhi e papritura dhe e shumë pritura LIRIA.

Ishte moment gëzimi për tu kthyer në shtëpi. Të parën që takova ishte nëna ime ishte një përqafim aq i madh, u ndjeva i gëzuar që e pash nënën time, ajo u mërzit sikur zemra ju këput kur më pa ashtu pa një këmbë, ndërsa babai ishte i zhdukur apo i vrarë nga armiku, vëllezërit ishin diku për të kërkuar ndihma. Unë  menjëherë u nisa për ta kërkuar të dashurën time, ku para ca kohësh ishim afër martesës por ndodhi lufta dhe mbetem, e kërkova dhe e gjeta ishte një përshëndetje e mirë me plot nostalgji, kur më pa me një këmbë disi donte të ikte nga unë, e vërejta këtë gjatë bisedës e u ndamë. Më la sepse nuk më dëshironte pa një këmbë, ishte një moment shumë i rënd për mua, më ra mali mbi kokë, dëshiroja të isha i vrarë e jo i përbuzur, u ndjeva i mjerë më la personi më i dashur i ëndrrave të mija. Për mua mbeti, vaji, kënga, poezia, vuajtja, sikur humba krejt Botën. Nga mërzia mora Kitarën time këndova këngën time.

E sa më gëzim u ktheva nga lufta,

për ta gjetur vajzën për ta martuar të bukurën

Sa shpejt e pash sa shpejt e gjeta,

më tradhtoi mua dhe iku te tjetri.

S’ma dashti shpirtin

nuk ma dëgjoi zemrën,

ma shikoi këmbën

e iku më la vetëm.

Sa shumë e pata dashur

sa shumë e çmoja,

më vrau për së gjalli

sepse e dashuroja.

Çdo natë e pata ëndërruar,

çdo ditë e mendoja,

kur nga mendja s’mund ta largoja,

se për mua ishte e vetmja që doja.

Dhe kështu ditët dhe vitet i kaloja në mjerim, duke u përballur me “Fatin tim të zi” ku gjymtyrët e mija u shkrin për Atdhe, do ishte gëzimi më i madh ta jap edhe jetën për Atdhe.

Vendos Krasniqi

Shkruan: Vendos Krasniqi

(Kjo ngjarje i ka ndodh ushtarit të UÇK-së, e që autori e ka përshkruar rrëfimin e tij).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një parashtrese drejtuar…