
Madhështore këto dy fotografi nga rrufetë në Prishtinë
31 korrik 2020
| 21:19
Sot gjatë pjesës së parë të ditës në Kosovë mbretëroi mot i nxehtë me temperatura të larta, por gjatë pasdites pati reshje e që, si zakonisht, pas temperaturave të nxehta, reshjet shoqërohen edhe me breshër. Gjatë motit të lig që mbretëroi gjatë pasdites, Prishtina Weather shkruan në “Facebook” se gjatë reshjeve sot në mbrëmje rrufetë shfaqën spektakël në qiellin e Prishtinës.