Nga rënia e flokëve te humbja e dëgjimit dhe skuqjet në lëkurë, shkaktar Covid-19?

31 korrik 2020 | 21:15

Rënia e flokëve, humbja e dëgjimit dhe skuqjet e lëkurës raportohen të jenë simptomat e reja të koronavirusit, një nga pandemitë për të cilën nuk dimë ende sa duhet.

Disa pacientë me Covid-19 kanë raportuar rënie të flokëve, por mbeten ende raportime sporadike dhe jo studimore.

“Kemi hasur disa njerëz që i raportojnë, por nuk e dimë nëse është domethënëse”, tha Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London.

Rënia e flokëve

Ndërsa virusi mund të jetë fajtor, ekspertët thonë se ka edhe shpjegime të tjera. “Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19”, ka thënë Dr Tanya Bleiker, Nënkryetari rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.

Skuqjet

Shumë infeksione virale mund të ndikojnë në lëkurë, ku studiuesit raportojnë për tri lloje skuqjesh të lidhura me Covid-19. Skuqje që shoqërohet me kruajtje, skuqje që shoqërohet me pllaka puçrrash, dhe puçrra të vogla të kuqe. 1 në 12 persona që janë marrë në studim kanë shfaqur simptoma të tilla me puçrra.

Humbje dëgjimi

Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.

Sidoqoftë, në punën e mëvonshme nga i njëjti ekip u zbulua se 16 nga 121 pacientë me Covid-19 në spital thanë se dëgjimi i tyre kishte pësuar ndryshime tetë javë më vonë.

Ndikimi i gjatësisë

Sipas studimit, njerëzit më të gjatë kanë një rrezik më të madh të infektimit me Covid-19 çka, sipas ekipit studimor, mund të lidhen me faktin që sëmundja përhapet përmes aerosolëve në ajër. Por, ekspertë të tjerë kanë vënë në dyshim mënyrën e kryerjes së studimit.

Të qenit tullac

Një numër studimesh të vogla e lidhin të qenit tullac me rrezikun e shtuar për t’u infektuar me Covid-19. Sipas studiuesve kjo mund të lidhet me hormonet mashkullore (androgjenë), që luajnë një rol në depërtimin e virusit në qelizat njerëzore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Kabash të Vitisë fare pranë njëra-tjetrës janë xhamia…