Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga Delta amerikane
03 janar 2026
| 11:37
Presidenti venezuelian Nicolás Maduro u kap nga Delta Force e ushtrisë amerikane, kanë bërë të ditur zyrtarë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
Delta Force është njësia kryesore e SHBA-së për kundërterrorizëm.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, ka thënë se qeveria po grumbullon informacione për të vdekurit dhe të lënduarit, dhe ka pohuar se sulmet goditën zona civile.
Ai shtoi se Venezuela do të “rezistojë” ndaj pranisë së trupave të huaja.



