Maduro: Puçi në Bolivi, i orkestruar nga Shtëpia e Bardhë

12 nëntor 2019 | 11:03

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar administratën e Donald Trump se ka organizuar “grushtet” në Bolivi.

Ai ka thënë se kjo e ka shtyrë presidentin e këtij vendi, Evo Morales që të largohet nga pushteti, shkruan “AP”.

“Grushtshtet kundër Moralës ishte i financuar dhe i drejtuar nga Shtëpia e Bardhë, sikurse të gjitha pucet e bëra në Amerikën Latine dhe në Karaibe në 100 vjetët e fundit ose edhe më tej”, ka thënë Maduro nga pallati presidencial në Karakas.

Ky qëndrim i tij vjen pasi që presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij duartroket qytetarët e Bolivisë që kanë kërkuar liri dhe ushtrinë boliviane për bindjen në rrugën e mbrojtjes së Kushtetutës.

Morales dha dorëheqje të dielën pas protestave masive rreth zgjedhjeve presidenciale të cilat janë kontestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter është shtruar në…