Magath trajneri i ri i Kosovës, deklarohet Agim Ademi

19 janar 2022 | 17:10

Kryetari i FFK- së, Agim Ademi ka folur për trajnerin e ri të kombëtares së Kosovës.

Në mediumet kosovare, emri i Felix Magath është më i lakuari momentalisht dhe sipas gjasave ai mund të jetë trajneri i ri i ‘Dardanëve’.

Në një prononcim për Kanal10, Ademi ka konfirmuar se është në Gjermani – por ende nuk ka filluar bisedimet me trajnerin Magath.

“Felix Magath është në listë dhe unë jam në Gjermani. Mirëpo, ende nuk kam filluar bisedimet me të. Janë disa trajnerë me të cilët kemi pasur kontaktet e para, por ende jo me Magath”, ka thënë Ademi. Vlen të theksohet se trajneri i ri i kombëtares së Kosovës do të emërohet para ndeshjeve të muajit mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë është liruar…